Deklarata e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci do t’i bashkohet Kosovës ka “tërbuar” liderët serbë.
Advertisements
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka reaguar pas deklaratës së Thaçit, duke thënë se kjo nuk do të bëhet asnjëherë realitet.
”Kosova do të njihet nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të sotëm të Republikës së Kosovës. Jam entuziast që Presheva e Medvegja e Bujanoc t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës pa u cenuar teritori ynë, sepse është e drejtë historike dhe ky do të ishte vetëm përmirësim historik”, deklaroi Thaçi në një emision.
Advertisements
E nervozuar, Bërnabiq shprehet se Thaçi mund të ketë pretendime edhe ndaj Brukselit e Budapestit, por se një gjë e tillë sipas saj nuk mund të ndodhë.
Kjo nuk është hera e parë që deklaratat e presidentit Thaçi shkaktojnë nervozizëm tek liderët serbë. Tema e njëjtë kishte ngjallur muaj më parë edhe reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ministrit të jashtëm Ivica Daçiq dhe qeverisë serbe.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!