Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i dorëzoi të premten Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë dhjetë auto-ambulanca, 100 shtretër spitalorë dhe pajisje të tjera mjekësore, të cilat përfshijnë 150 pompa infuzioni, 127 monitorues të pacientëve dhe 7,000 litra substancë dezinfektuese të duarve.
Advertisements
“Vlera totale e këtij donacioni është 1.17 milion euro dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën, për t’u marrë me pandeminë e [sëmundjes që shkakton koronavirusit COVID-19”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së BE-së.
Në prill dhe maj, Bashkimi Evropian ka dërguar edhe disa furnizime të tjera në Kosovë, përfshirë: doreza, maska, syze, dezinfektues e të tjera.
Advertisements
“Jam e lumtur që kemi një shpërndarje tjetër të pajisjeve mjekësore në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, të cilat jemi të sigurt se do t’iu shërbejnë qytetarëve në Kosovë si gjatë pandemisë COVID-19, ashtu edhe në vitet në vazhdim”, tha të premten Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë.
“Brenda disa javëve të ardhshme, ne gjithashtu presim të ofrojmë 30 ventilatorë të njësisë së kujdesit intensiv, pajisje shtesë mjekësore, më shumë shtretër spitalorë dhe 6,000 teste për COVID-19, me të cilat do të përmbyllen dërgesat e planifikuara të pajisjeve mjekësore, në vlerë prej 5 milionë eurosh, të dhuruara nga Bashkimi Evropian”, tha Apostolova.
Ajo i lavdëroi autoritetet e Kosovës, stafin mjekësor dhe stafin laboratorik për punën gjatë pandemisë.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,147 raste me koronavirus.
Prej tyre, 874 janë shëruar dhe 30 kanë vd ekur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!