Vjosa Osmani g odet Hotin: Të bëri kryeministër Hashim Thaçi, ai ta siguroi votën e 61-të

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi, sipas saj, ajo varet nga Beogradi dhe është krijuar nga Hashim Thaçi.

Advertisements

Osmani ka thënë se votën e 61-të për Qeverinë Hoti e ka siguruar presidenti Thaçi.

“Në radhë të parë një qeveri që varet nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi, asnjëherë s’mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, ka thënë Omani para mediave, derisa ka dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Advertisements

Osmani ka thënë se për të Thaçi asnjëherë s’ka qenë familje politike.

“Familja ime politike asnjëherë s’ka qenë dhe s’do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime do të jetë populli i Kosovës”, ka potencuar Osmani

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHapet Turqia, planifikon rikthimin e fluturimeve me 40 shtete
Artikulli tjetërCovid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 133 vi ktima