Një 34-vjeçare është aksidentuar sot nga një makinë në rrugën “ 5 Maji”, në kryeqytet. Ajo është dërguar në spitalin e Traumës. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit.
Advertisements
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2020, rreth ores 12:40, në rrugën “ 5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.
Advertisements
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!