“Qenke kafshë ti”/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, momenti kur polici ndalon qytetarin(VIDEO)

Është shembur me shpërthim të kontrolluar sot në Durrës pallati 6 katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar.

Advertisements

Në të kanë pasur apartamentet e banimit ish drejtues të institucioneve kryesore në Durres para viteve 1990, ndër të tjerë edhe këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku.
Pallati pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u shpall i pabanueshëm.

Në pamjet që sjell Panorama mund të shihni momentin e shpërthimit.

Advertisements

Në një moment, një nga tregtarët që ka dyqanin afër pallatit të shembur tashmë, ka nxituar të afrohet pas shpërthimit për të parë nëse ka pësuar dëme ambienti i tij i tregtimit. Por polici e ka ndaluar duke iu drejtuar: “O zotëri, ku shkon, qenke kafshë ti”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Grabitet në mes të ditës pika e dhënies së kredive
Artikulli tjetër“I është dorëzuar Allahut”, gruaja e 37-vjeçarit që kèrcènoi Policinë mohon gjithçka