“Do kthehemi përsëri”/ Kurti në orët e fundit si kryeministër: S’do ta bëj dorëzimin e detyrës te ai që e shkarkova

Teksa gjendet në orët e fundit të detyrës së tij si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi ka numëruar disa nga sukseset e qeverisjes së tij, teksa ka shtuar se Qeveria Hoti është e kotë.

Advertisements

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyrë. Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë. 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre”, u shpreh Kurti.

Më tej shtoi:

Advertisements

“Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisim pa Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi alternativa. Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi vijon të përhapet tek mjekët dhe infermierët në Shqipëri
Artikulli tjetërPriten reshje shiu në këto zona, ja çfarë ka rezervuar moti për sot