Në Amerikë vazhdojnë protestat mbi vdekjen e afro-amerikanit George Floyd. Reperi i njohur me famë botërore, njëkohësisht ish i dashuri i Kylie Jenner-it, Tyga i është bashkëngjitur protestave në formë mbështetjeje.
Advertisements
Gjatë protestës reperi është fotografuar në shoqërinë e një vajze të quajtur Tayna. Ajo ishte veshur me të zeza dhe mbante maskë në fytyrë. Nga emri i njëjtë, “Daily Mail” e ka ngatërruar vajzën në fjalë me reperen shqiptare, Taynën.
Ato kanë vendosur në artikull foto të reperes shqiptare dhe shkruajnë: “Tyga u shfaq për të mbështetur protestat e vazhdueshme mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna, një influencuese dhe këngëtare që i ngjan ish-it të tij, Kylie Jenner”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!