Ambasadorja Yuri Kim tregon arsyen pse i thërret kreut të PD-së “Luli Basha”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka sqaruar në një Twitter arsyen pse e ka thërritur publikisht kreun e opozitës, “Luli Basha” dhe jo “Lulzim Basha”.

Advertisements

Në ambientin mediatik, por edhe në rrjetet sociale mënyra e të shprehur të Ambasadores Kim është interpretuar në mënyrat nga më të ndryshmet.

Por ambasadorja ka preferuar ta sqarojë, teksa thotë se interpretimet janë nonsens dhe se, Basha e thërret atë me emrin “Yuri”, ndërsa ajo e i drejtohet në emër duke e quajtur “Luli”.

Advertisements

Për diplomaten kjo ndodh sepse me kreun e PD-së janë miq dhe kolegeve.

“Kjo është nonsens. Ai më thërret mua “Yuri” dhe unë e thërras atë “Luli”. Pse? Sepse jemi kolegë dhe miq”, thekson Yuri Kim në Twitter.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKërkimi shkencor hedh poshtë çdo gjë që besohej për aspirinën
Artikulli tjetërHistoria në rrezik! Studimi i ri tregon ç’po ndodh me botën: Njerëzit po ‘shfarosin’ 50 miliardë vite evolucion