Doktorët italianë: Koronavirusi është dobësuar, klinikisht nuk ekziston më

Doktorët e koronavirusit në Itali kanë deklaruar sot se pandemia është ‘dobësuar shumë’ që prej vërshimin agresiv në të gjithë globin në fillim të vitit.

Advertisements

Kreu i spitalit San Raffaele në Milano, Dr Alberto Zangrillo tha se sëmundja është tashmë shumë më pak vrasëse dhe se ‘klinikisht nuk ekziston më në Itali.
Doktori i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi tha se pacientët e rinj të infektuar së fundmi po tregojnë simptoma më të buta dhe se masa e virusit në sistemin e tyre trupor është reduktuar ndjeshëm në krahasim me periudhën e marsit.

Teoria shkencore sugjeron se virusi mund të bëhet më i dobët me qëllim që të mbijetojë, pasi vrasja ose gjymtimi i njerëzve mund të dëmtojë kapacitetin e përhapjes së tij.

Advertisements

Por jo të gjithë janë dakord me pretendimet.

Kreu i trupit shkencor qeveritar italian tha se ishte i çuditur nga pretendimet e Dr Zangrillo, kurse një epidemiolog i Stanford University në Britani i quajti ato “gjepura”.

Viruset si HIV dhe i ftohti i zakonshëm kanë pësuar të njëjtat mutacione thonë studiuesit, ndërsa kritikët thonë se ato e kanë bërë këtë gjatë shumë viteve, ndryshe nga koronavirusi i ri që njihet vetëm prej dhjetorit.

Studimi i San Raffaele bazohej në mostrat e marra nga 200 pacientë gjatë 10 ditëve të fundit, të cilat krahasoheshin me mostra të marra një muaj më parë. Drejtori i mikrobiologjisë së San Raffaele, Massimo Clementi tha se ngarkesa virale në mostra tregonte se virusi ishte dobësuar konsiderueshëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShtëpia me vlerë 250 mijë dollarë shkatërrohet plotësisht nga rrëshqitja e dheut
Artikulli tjetërHumb jetën 41 vjeçari, po punonte në ndërtim