Rrëqethëse/ E përd hunoi në shkollë! 65-vjeçari që kapi me forcë nxënësen 15-vjeçare ishte roja i shkollës

Një ngjarje e rëndë është bërë me dije ditën e sotme.

Advertisements

Një 65-vjeçar ka përd hunuar një 15-veçare në një shkollë të Tiranës.

Ai kishte filmuar aktin s*ksual, e më pas ua kishte shpërndarë tre të rinjve të tjerë, të cilët nëpërmjet videos që dispononin i bënin presion të miturës të kryente marrëdhënie me ta.

Advertisements

I moshuari e tor turonte 15-vjeçaren vazhdimisht duke i thënë se do ia shkruante emrin në muret e shkollës.

Sipas burimeve për Fax, i moshuari punonte si roje në një shkollë në Kamëz, ndërsa vajza ishte nxënëse aty.

Dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar jo vetëm për për opinionin publik, por edhe për ministrinë e Arsimit.

Njoftimi i policisë:

Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit A.D.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur. Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi në Bergamo, 18 marsi caktohet si Dita e kujtimit të vi ktimave në Itali
Artikulli tjetërBanka Botërore: Varfëria në Shqipëri do rritet nga COVID-19, mund të arrijë në 48%