Kreu i BD, Astrit Patozi dhe nënkryetari i LSI, Luan Rama, janë fotografuar në Gjirin e Lalzit, ndërsa shumë qytetarë gjatëditëve të fundit nuk janë lejuar nga policia që tëbëjnë plazh.
Advertisements
DURRËS- Plazhi në Shqipëri nuk ka filluar ende, mirëpo ky fakt nuk i ka ndaluar politikanët, që të drejtohen drejt zonave bregdetare. Edhe pse shumë qytetarë nuk janë lejuar nga policia të bëjnë plazh, me kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozin dhe nënkryetarin e LSI, Luan Rama, nuk ka ndodhur kjo gjë.
Ata janë parë ditën e sotme në Gjirin e Lalzit, zonë kjo e frekuentuar nga politikanët, ku kanë ndërtuar edhe shtëpi. Me rregullat e tanishme, plazhet mund të frekuentohen vetëm nga banorët e zonave bregdetare, por dy personazhet e fotografuar ditën e sotme, nuk janë banorë të Gjirit të Lalzit.Në këtë mënyrë, për të shkuar në këtë destinacion, ata kanë thyer edhe masat ndaj COVID-19, pasi Durrësi është zonë e kuqe dhe hyrja pa autorizim nuk lejohet. Ditën e djeshme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se plazhet do të hapen që prej 1 qershorit, ndërsa do të hiqen edhe zonat e kuqe.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!