Kylie Jenner nuk është miliadere! Forbes ka shkruar sot se “prodhuesja e në linje makeupi”, Kylie (22) “ka bërë një mori gënjeshtrash në vazhdimësi në lidhje me të ardhurat e kompanisë dhe deklarata false të taksave për të arritur të një shumë e madhe parash”
Advertisements
Skandali më i madh për gënjeshtra për pasuri ka ardhur sot nga revista e njohur Forbes e cila ka shkruar se Kylie Jenner ka gënjyer për pasurinë e saj.
Zbulimet janë arritur pas auditimit të Coty ku tregojnë të ardhurat dhe fitimet e vërteta të Kylie Cosmetics.
Advertisements
Kylie shiti 51 për qind të kompanisë te Coty në një marrëveshje që u vlerësua rreth 1.2 miliard dollarë.
Forbes shkruan që Kylie, edhe pse ka përfituar rreth 340 milionë dollarë pas shitjes përfshirë taksat ka një pasuri personale që është më pak se 900 milionë dollarë.
Revista shkruan që financat e “Kylie Cosmetics” janë fryrë më shumë se duhet.
Në anën tjetër revista Forbes duket se i ka shpallur luftë klanit të Kardashianeve. Kjo ndodhi edhe në muajin prill me Kanye West i cili reagoi tek kjo revistë. Forbes shkroi se ai ka pasuri 1.26 miliard dollarë kurse West tha se ai ka 3.3 miliardë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!