I fundit! 12 të infektuar në Tiranë gjatë orëve të fundit, mes tyre mjekë dhe infermierë të QSUT-së

12 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve ka mjekë dhe infermierë të QSUT-së. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të infektuarve.

Advertisements

Koronavirusi po pëhapet sërish me shpejtësi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se deri më tani janë prekur 1099 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar 33 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 851 qytetarët. Dje rezultuan të infektuar 23 persona. Harta u zgjerua me 12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje. Sakaq, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHistoria e mrekullueshme e çiftit shqiptar/ “Më mirë me një në karrocë se sa me një drògaxhi”
Artikulli tjetërRastet po rriten në shtetet me temperaturë të lartë, epidemologu i ben thirrje qeverisë