Vendim brutal, e kanë quajtur 20 deputetë të Parlamentit Europian, shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës.
Advertisements
Në një letër drejtuar Komisionit Europian, eurodeputetët shprehin shqetësimin e tyre lidhur me çështjen e Teatrit. Ata thonë se autoritetet shqiptare nuk kanë marrë në konsideratë vlerat historike dhe kulturore të godinës dhe “mbi të gjitha” për projektin e ri nnuk pati dialog me popullsinë, grupet e interesuara të trashëgimisë dhe botën e kulturës.
Ata nënvizojnë se thirrje për dialog u bënë nga Komisionerja Gabriel dhe se godina e Teatrit ishte listuar si një nga “7 sitet më të rrezikuara në Evropë” nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë Europa Nostra.
Advertisements
Për këtë arsye 20 eurodeputetët kërkojnë nga Komisioni Europian një pozicion të qartë mbi këtë çështje, “fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor” dhe të promovojë “një politikë që respekton trashëgiminë”.
Letra e Plotë e 20 deputetëve të Parlamentit Europian
“Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e veçantë të pandemisë Covid-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës morën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë e zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë duke luftuar për mbrojtjen e saj për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan.
Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për t’u restauruar, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë. Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai shndërruar në vitet e fundit të historisë së vendit si një parajsë e lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore.
Duhet të kujtojmë që ishte njohur si një nga “7 sitet më të rrezikuara në Evropë” nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë Europa Nostra, gjatë këtij viti më 24 Mars.
Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë vlerat e tij historike dhe kulturore, dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesuara të trashëgimisë dhe botën e kulturës. Dialog, i cili u kërkuar nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes.
Vlerat evropiane duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjitha kontinentin. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
Ne, si Anëtar të Parlamentin Evropian, iu kërkojmë të shprehni një pozicion të qartë të Bashkimit Evropian mbi këtë çështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor, dhe në marrëdhëniet me shtetet tona fqinje, të promovoni një politikë që respekton trashëgiminë.
Në pritje të përgjigjes tuaj, ju lutem pranoni, Z. Përfaqësues i Lartë, Z. Zëvendës-President, Zotërinj dhe Zonja Komisionerë, shprehjen e konsideratave tona më të larta”. /Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!