Nga qershori në tetor, valë i nxehti dhe mot ekstrem

Temperaturat e vrojtuara në sipërfaqen e oqeanit Paqësor gjatë periudhës janar-prill 2020 tregojnë për ndikim të theksuar të fenomenit El Nino në kushtet e motit global.

Advertisements

Ndërsa një tjetër tablo më të butë, prezanton oqeani Indian ku fundi i vitit2019 dhe përgjithësisht këto muaj të 2020 tregojnë për një fazë neutrale të Elninos. Parashikohet një dobësim i lehtë i El Nino-s nga fundi i muajit korrik, por ky dobësim pritet të jetë gradual prandaj dhe ndikimi i tij në stinën e verës për pjesën më të madhe të Europës, do të ndjehet në fillim-vjeshtë.

Në këto kushte, vera e këtij viti do të ndjekë trajektoren termike të 5 viteve të fundit me temperatura të larta, por ndryshe nga vitet e tjerë, ditët shumë të nxehta gjatë verës 2020 do të jenë më të pakta.

Advertisements

Edhe tabloja e reshjeve gjatë periudhës qershor-shtator, paraqitet e varfër, pasi reshjet do të shfaqen në kontinent jo në trajtën e tyre të natyrshme, por në formën e 2-3 stuhive tropikale, të cilat do të sjellin kushte të motit ekstrem, kryesisht në Evropën Perëndimore.

Ajo çfarë do të spikatë gjatë muajve të nxehtë të këtij viti, është shfaqja e stuhive tropikale, jo vetëm në pellgun e Mesdheut nga brigjet e Spanjës në Izrael, por edhe në gjerësi gjeografike veriore si veriu i Italisë, Austria, Hungaria dhe Gjermania.

Parashikohet që nga qershori deri në fillim-vjeshtë, Evropianët të përballen me kushte të motit ekstrem të natyrave të ndryshme nga moti i nxehtë me thatësirë dhe zjarre në pyje deri te stuhitë afatshkurtra të natyrës tropikale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi/ Cilat janë shenjat më me fat?
Artikulli tjetërE shtuna nis me diell, por mos u genjeni, ja çfarë pritet nga mesdita