Vetëm 35 raste të tilla që nga viti 1900, ndodh mrekullia për foshnjën me dy gojë

Një vajzë gjashtë muajshe i është nënshtruar një operacioni të vështirë për heqjen e gojës së saj të dytë, e cila ishte e plotë me dhëmbë, e kishte buzë e gjuhë.

Advertisements

Goja u vu re për herë të parë në skanderat e bërë të ëmës në javën e 28 të shtatzanisë e aty për aty, u mendua se ishte një kist ose ndoshta një tumor. Por kur vajza e vogël erdhi në jetë Charleston të Karolinës së Jugut, mjekët zbuluan se objekti gati 2 centimetra, ishte në fakt një gojë e dytë. Kjo bebe është një nga vetëm 35 personat që dihet se kanë vuajtur nga Diprosopus – apo dublikimi i pjesëve të fytyrës – që nga viti 1900. Mjekët thanë se goja e dytë nuk kishte lidhje me atë kryesore, dhe me të mund të merrej frymë, të hahej e të pihej normalisht.

Sipas tyre, ajo prodhonte nganjëherë një lëng të kthjellët, që mund të konsiderohet ndoshta si pështymë. Pas ndërhyrjes, vajza pati një fryrje të faqes në anën e djathtë, por doktorët thonë se ajo ishte thjesht pasojë e një akumulimi të lëngjeve, që me kohën u largua, duke bërë që vogëlushja të mos kishte nevojë për trajtime të tjera. Ndërkohë ata vunë re se vajza nuk e lëvizte dot në atë anë buzën e poshtme, çdo do të thotë se muskujt në zonë nuk po funksionojnë mirë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe 6 mijë euro byzylyk/ Shumat marramendëse që shpenzojnë Lori Hoxha dhe Luana Vjollca për veshjen e një ditë të zakonshme (FOTOT)
Artikulli tjetër“Nuk marr dot frymë”/ Protesta të d hunshme në SHBA pas vr asjes së George Floyd nga policia