Koronavirusi tregoi që edhe shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme si SHBA, Kina apo Rusia nuk mund t’i dilnin përballë, edhe pse u shpenzuan miliarda dhe u vendosën kufizime drastike.
Advertisements
Pothuajse të gjithë shtetet e botës u preken nga COVID-i, disa më shumë e disa më pak, por ka disa shtete që tashmë kanë dalë nga rreziku i madh, jo prej vaksinës, por prej sjelljes qytetare.
Japonia është një nga shtetet që u mendua se do të kishte shumë humbje jetësh, por ky shtet tregoi që koronavirusi nuk mposhtet vetëm me kufizime dhe masa drastike, por më e rëndësishmë është sjellja e qytetarëve.
Advertisements
Asnjë ditë karantinë nuk pati Japonia, por qytetarët zbatuan me përpikmëri këshillat e qeverisë për të shmangur hapësirat e mbyllura dhe grumbullimin masiv.
Qeveria japoneze testoi vetëm 0.2% të popullsisë së saj, nuk përdori mbikëqyrje teknologjike si Kina dhe as testim në shkallë të gjerë si Korea e Jugut, por e mposhti COVID-in me kulturën e qytetarëve.
Japonezët nuk janë shumë të afërt me njëri tjetrin, njihen për pastërtinë dhe kanë një sistem të avancuar shëndetësie, arsye që çuan Japoninë të mos e vuajë koronavirusin si shtetet e tjera.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!