Hiqet karantina 2 javore për emigrantët që kthehen, Manastirliu jep lajmin e mirë

Kufijtë do të hapen nga data 1 qershor dhe do të hiqet karantina dy javore për të gjithë personat që vijnë nga jashtë, deklaroi sot Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Advertisements

“Hiqet karantina dyjavore dhe lejohet qarkullimi lirshëm i qytetarëve. Autoritetet e shëndetësisë kanë vendosur që të fillojmë të hapemi në disa drejtime. Kryesisht do të jenë hapje të rakorduara me marrëdhënie reciproke me vendet e tjera. Ne fillojmë nga data 1 hapjen e kufijve, besoj se edhe vendet e tjera brenda muajit maj do të shpallin datat e tyre”, u shpreh Manastirliu në emisionin Real Story.

Ndërsa ministrja Manastirliu shtoi se vendet e BE ku hyn dhe Shqipëria do t’i hapin kufijtë mes tyre. Ajo shtoi se brenda këtyre dy ditëve do të jetë gati protokolli për transportin detar, ajror e tokësor.

Advertisements

“Ajo që dihet deri më sot edhe nga vendet e BE është se do të kemi një hapje të vendeve evropiane, por edhe të vendeve të tjera, ku hyn edhe Shqipëria. Do të përcaktohen vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike, që do të thotë se humbet karantinimi dy javor. Asnjë vend evropian nuk është epidemiologjik, pra që të detyrojë karantinën. Greqia do të ketë një dalje brenda muajit maj, ku do të heqë dhe karantinën. Po punojmë me Ministrinë e Transportit dhe brenda këtyre dy ditëve miratojmë protokollin në lidhje me transportin ajror, detar dhe kufitar. Besoj që në fillim të javës tjetër do të kemi lajme sa i përket kufijve ajrorë dhe detarë”, shtoi Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAk sidenti tr agjik në Itali/ Shqiptari humb jetën në ditën e lindjes
Artikulli tjetër“Duan apo s’duan ata ”, Rama nxjerr këtë video dhe jep lajmi për financimet në bujqësi