5 arsye përse duhet të hani më shumë fruta deti këtë verë

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë. Arsyet i gjeni të shpjeguara më poshtë në këtë artikull:
Frutat e Detit Ulin Rrezikun e Atakut Në Zemër
Sëmundjet e zemrës kanë një prevalencë të lartë në vendin tonë. Ekspertët thonë se konsumi i bollshëm i produkteve të detit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Sipas tyre, ngrënia e produkteve të detit, përfshirë peshku dhe frutat e detit, një ose dy herë në javë ul rrezikun e vdekshmërisë nga këto sëmundje me 36%.

Advertisements

Burimi Më I Mirë I Vitaminës D
Njeriu e merr vitaminën D kryesisht falë ekspozimit në diell por produktet e detit janë ndër burimet më të mira ushqimore të kësaj vitamine. Për pasojë, frutat e detit dhe produktet e tij në përgjithësi rekomandohet të konsumohen rregullisht jo vetëm në verë por edhe në dimër.

Cilësia e Gjumit
Konsumi i tre racioneve me produkte deti në javë besohet të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe funksionet e trurit. Kjo, sipas ekspertëve, i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3.

Advertisements

Azma Tek Fëmijët
Një studim danez ka zbuluar se nëse fëmijët konsumojnë rregullisht peshk dhe fruta deti janë më pak të rrezikuar nga azma. Sipas studimit, fëmijët që nisin konsumin e produkteve të detit dhe veçanërisht peshkut kur janë 12 muajsh janë 36% më pak të rrezikuar nga azma.

Frutat e Detit Për Shëndetin e Trurit
Ngrënia e peshkut dhe frutave të detit në mënyrë të rregullt përmirëson shëndetin e trurit. Acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek këto produkte përmirësojnë kujtesën dhe funksionet ditore të trurit. Peshqit më të mirë për shëndetin janë: salmon, sardelet, peshku ton, trofta dhe skumbria. Frutat më të shëndetshme të detit janë: gocat e detit dhe fruta të tjera me guackë, oktapodi, kallamari, karkaleci i detit dhe midhjet./AgroWeb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFrutat dhe perimet e kuqe për zemrën, gjakun dhe trurin
Artikulli tjetërTërhoqi 1 mln euro cash nga arka e xhamive, shkarkohet kryemyftiu që u martua me vajzën 50 vite më të re