Italia, Belgjika e Franca refuzojnë klorokinën si trajtim për Covid-19

Italia dhe VBelgjika i janë bashkuar së fundmi Francës duke refuzuar përdorimin e mjekimit të kontestuar hidroksi-klorokinë për pacientëtë e treat Covid-19, pas shtimit të pikëpyetjeve për sigurinë e saj.

Advertisements

Të mërkurën Franca anulloi dekretin që lejonte përdorimin e mjekimit anti-malarie kundër koronavirusit të ri, pas rekomandimit të agjencisë shëndetësore qeveritare.

Tashmë dhe agjencia homologe në Blegjikë ka paralajmëruar kundër përdorimit të mjekimit para përfundmit të testimeve klinike në vijim.

Advertisements

Autoritetet shëndetësore në Itali gjithashtu thanë se ka shumë pak prova në favor të përdorimit të hidroksiklorokinës kundër Covid-19 dhe kjo bën që të ndalohet përdorimi përveç testimeve klinike.

Agjencia mjekësore italiane citonte prova të reja të përdorimit të mjekimit që thonin se “ka rrezik të shtuar të reagimeve negative në këmbim të pak, apo fare avantazh kundër sëmundjes.”

Zhvillimet vijnë pas një studimi të fundit të publikuar në revistën mjekësore Lancet i cili nuk mund të konfirmonte avantazh konkret nga marrja e mjekimit, i cili nga ana tjetër lidhej me shtimin e rrezikut të vdekjes së pacientëve të Covid-19.

Mjekimi është mbrojtur më herët nga presidenti amerikan Donald Trump i cili ka thënë se po e merrte atë “si masë parandaluese kundër infeksionit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbi 100 mijë vdekje nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara
Artikulli tjetërAustrali, fillon testimi i vaksinës tek njerëzit