OFL vë në shenjestër 3 “të fortë” në Tiranë, ja pse akuzohen

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 ka vene sot ne shenjester 3 persona ne Tirane.

Advertisements

Formulari per deklarim pasurie u eshte derguar sot shtetasve: Dorian Leci, Taulant Neçaj dhe Maliq Ibrahimaj.

NJOFTIMI

Advertisements

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– D. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dh unë” e kryer në bashkëpunim;

– T. N., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dh unës për dhënie pasurie”, “Kundërshtim i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Shkatërrim prone”;

– M. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me ar më” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEpidemiologu bën analizën: Ja kur ishte kurba e pandemisë në vend, cilat ishin masat e sakta dhe të gabuara
Artikulli tjetërRrëzohet pema tek Kryeministria, gati i merr jetën gardistit(FOTO)