Si u “shfry” dosja e bujshme e Bajrave, lirohen anëtarët. Ja pse po mbahet ne qeli Safet Bajri

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur që të lirojë disa prej personave të dyshuar në çështjen “Bajri”, ndërsa është liruar nga akuzat për dy vr asje shtetasi Behar Bajri.

Advertisements

Kështu, Gjykata e Shkodrës ka vendosur që të heqë masën e sigurisë “Arrest me bu rg” për shtetasin Safet Bajri, lidhur me akuzën që kishte nga Prokuroria shqiptare “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e njohur ndryshe si gjobvënie.

Ndërkohë, Safet Bajri do të vijojë që të qëndrojë në burg për të vuajtur dënimin e formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Belgjikës me 9 vite b urg në total, një vendim ky i drejtësisë belge për trafik dr oge dhe pros titucion.

Advertisements

Ndërkohë, përveç shuarjes së masës së sigurisë për Safet Bajrin, kërkesë kjo e Prokurorisë, për shkak se kanë mbaruar afatet ligjore të paraburgimit dhe mungesës së provave, gjykata ka vendosur që të lirojë nga paraburgimi shtetasit Astmer Bilali, duke vendosur masën lehtësuese “Arrest në shtëpi”, ndërsa për këtë shtetas është shuar masa e sigurisë “Futja apo mbajtja e sendeve të ndaluara në bu rg”.

Po ashtu, edhe për shtetasin Samet Halluni është shuar masa e sigurisë “Arrest me bu rg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” duke e lehtësuar me masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Nga paraburgimi është liruar edhe shtetasi Ismet Idrizi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Po ashtu, “Detyrim paraqitjeje” u vendos edhe për shtetasen Jorida Murati, e cila më parë kishte masën e arrestit “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Zëvendësim i masës së sigurisë nga “Srrest në shtëpi” në “Detyrim paraqitjeje” është vendosur edhe për shtetasin Emrah Plaku, i dyshuar për veprën penale “Organizim i llogarive të palejuara”.

SHUARJA E MASËS

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Behar Bajri, i dyshuar për veprën penale “Vr asje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Vr asje me dashje” kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ndërsa është shuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për dy vrasje ku është i dyshuar. Gjykata vendosi që të zgjasë hetimet me një muaj për Behar Bajrin vetëm për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shtrëngim për dhënie pasurie”. Gjykata e Shkodrës, përveç Behar Bajrit zgjati afatin e paraburgimit me një muaj edhe për shtetasin Ilir Bajri, i dyshuar për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Të gjithë këta shtetas u arrestuan në një aksion të Policisë të koduar “Oaz”, në shtator të vitit 2018, duke u akuzuar si grup i strukturuar kriminal. Pas krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë, dosja shkoi te SPAK, por ky institucion shpalli moskompetencën, duke e sjellë këtë dosje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër dhe dukë bërë që automatikisht të bie akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Nga gjithë të arrestuarit në Shqipëri asokohe, ndodhen në qeli vetëm 3 prej tyre, shtetasi Safet Bajri për dënimin e Belgjikës, Behar Bajri dhe Ilir Bajri, për të cilët u shty me një muaj afati i paraburgimit.

PANORAMA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE pabesueshme çfare i bëri koronavirusi trupit të një infermieri
Artikulli tjetërE pazakontë në Korçë, reshjet e shiut marrin ngjyrë të kuqe(VIDEO)