E pabesueshme çfare i bëri koronavirusi trupit të një infermieri

Një infermiere nga San Francisko që ishte infektuar me Covid-19 ka shpërndarë disa fotografi të trupit të tij, duke treguar ndikimin që kishte virusi në trup.

Advertisements

43 vjeçari, Mike Schultz ka shpërndarë fotografi para dhe pas infektimit me koronavirus, përcjell Alsat.

Infermieri Schultz tregon se para se të infektohej peshonte rreth 86 kilogramë, ndërsa sëmundja sipas tij ka bërë që ai të humb 22 kilogramë.

Advertisements

“Dua të tregoj se mund t’i ndodhë kujtdo. Nuk ka rëndësi nëse jeni i ri apo i moshuar, nëse keni pasur kushte ose jo. Mund të ndikojë tek të gjithë”, tha Schultz për BuzzFeed.

Schultz tha se ndjehet i lodhur dhe se mezi ka qëndruar në këmbë gjatë kohës që kishte shkrepur fotografinë.

Ai për BuzzFeed tha se gjëja tjetër shqetësuese ka qenë percepsioni për kohën. Ai kishte qëndruar për 6 javë në spital ku kishte marrë terapi me aparat të frymëmarrjes, ndërsa pasi u zgjua mendonte se kishin kaluar vetëm një javë në spital.

Dr. Amy Compton-Phillips për CNN tha se koha e kaluar në intubacion dhe në repartin intensiv shkakton lodhje pasi që pacientëve u jepen ilaçe të komës për ta përballuar më lehtë intubacionin, përcjell Alsat.

“Dy gjëra të ndodhin, njëra është faza e katabolizmit,, kur trupi nis të djeg muskujt që të merr energji, dhe e dyta është se trupi dobësohet pasi nuk ka lëvizje dhe muskujt dobësohen shumë, dhe kështu nuk keni energji”, pohoi Dr. Amy Compton-Phillips.

Faktor tjetër që ndikon në këtë rast sipas Dr. Amy Compton-Phillips efekti që ka periudha e kaluar në spital në shëndetin mendor.

“Është shumë traumatike, gjëja tjetër, njerëzit në kujdes intensiv zakonisht diagnostifikohen edhe me çrregullime të stresit post traumatik-PTSD, sepse ata humbasin pjesë nga jeta e tyre”, përfundon Dr. Amy Compton-Phillips.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZoti i vràftë, zoti i bekoftë!
Artikulli tjetërSi u “shfry” dosja e bujshme e Bajrave, lirohen anëtarët. Ja pse po mbahet ne qeli Safet Bajri