Zoti i vràftë, zoti i bekoftë!

NAUN SHUNDI

Advertisements

Duke m’u dridhur gjunjët dhe me një rrahje pulsi sa dyfishi i të zakonshmes, munda t’i afrohem godinës ose ish-godinës së Teatrit Kombëtar. Gjithçka ishte rrafshuar. Nuk kishte asnjë shenjë të Teatrit të mbetur. Me gjithë ruspat që e prishën, me gjithë kamionët që bënë transportin e inerteve, diçka ama ngeli. Disa thërrmija në atë oborr.

Advertisements

Munda të marr një copëz të vogël të tempullit “Teatër” dhe me shumë kujdes e çova në shtëpi. Meqë kam fat të kem një shtëpi me bahçe, hapa një gropë të vogël dhe e mbolla aty. E ujita shpresëplotë që do të mbinte përsëri. Edhe ata dhjetëra kamionë që kanë transportuar copëzat e shenjta, mbase nuk e dinë që kudo t’i kenë hedhur, aty do të mbijë një teatër i ri.

Zoti do të sjellë shi dhe ku ka copëza tempullore, aty do të mbijnë me qindra teatro. Kam një vajzë në Francë. Do t’i dërgoj një thërrime tempullore, që ajo ta mbjellë në një park të Francës. Franca do ta pranojë këtë farë kulture, qytetërimi dhe shenjtërie. Ata që vunë dorë mbi Teatrin, zoti i vr aftë! Ata që e mbrojtën Teatrin, zoti i bekoftë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLori Hoxha bën ndryshimin e papritur në pamje
Artikulli tjetërE pabesueshme çfare i bëri koronavirusi trupit të një infermieri