Aktorë që janë ngjitur për vite me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar e kundërshtuan me forcë shembjen e tij, por kishte dhe nga ata që mbështesnin të kundërtën e saj. Një pjesë e artistëve u shprehën pro shembjes së Teatrit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një riu, që sipas tyre do të ishte më modern dhe i përshtatshëm për të gjithë.
Advertisements
Por ideja e këtyre të fundit nuk është pritur mirë nga të gjithë, madje ka pasur nga ata që janë shprehur se pas këtij qëndrimi të tyre ka interesa të tjera, të cilat mund të lidhen me përfitime personale. Julian Deda është një ndër aktorët që ka fshikulluar kolegët e tij, të cilët kanë dalë hapur pro shembjes së Teatrit.
Përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale, Deda i ka cilësuar këta aktorë si bashkëpunëtorë në krim dhe shprehet se për ta do të ketë gjithmonë një vend nderi në tabelën e turpit të Teatrit shqiptar. Ndër të tjera ai thotë se shumë aktorë e gjetën këtë si një mënyrë për të fituar vëmendje dhe për të mos mbetur anonim.
Advertisements
“Të gjithë ne e duam një teatër të ri, por vetëm disa prej nesh donim të mos prishej i vjetri. Ata që e shkatërruan teatrin kanë kryer një kr im të tm errshëm, ndërsa për ata që e mbështetën do të ketë gjithmonë një vend nderi në tabelën e turpit në historinë e Teatrit shqiptar. Për disa nga këta bashkëpunëtorët në krim, për të mos ngelur përjetë anonim, kjo ishte e vetmja mënyrë për të hyrë në histori”, ka shkruar Juliani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!