U arrestuan në protestën për Teatrin, gjykata liron kreun e VV në Shqipëri dhe 7 protestuesit e tjerë

Gjykata e Tiranës ka vendosur për 8 të arrestuarit në protestën e së dielës në Tiranë, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Advertisements

Mësohet se kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi është lënë në detyrim paraqitje.

Kastriot Qemani, Romeo Lila, Edion Xhoxhaj, Burim Tafilica dhe Sokol Ndoja janë lënë po ashtu nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërsa për dy vëllezërit Erik dhe Endrit Mërtiri, është dhënë masa e arrestit në shtëpi.

Advertisements

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të së dielës, një numër i madh oficerësh policie nxorrën nga ambientet e Teatrit artistët dhe aktivistët që qëndronin në mbrojtje të godinës. Më tutje fadromat hodhën në tokë Teatrin Kombëtar, teksa shoqëria civile protestoi kundër aktit. Në protestë pati një sërë aktesh dhune nga ana e policisë, teksa shumë protestues u arrestuan e proceduan.Këtë të mërkurë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thërritur sërish një protestë në afërsi të gërmadhave të Teatrit Kombëtar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThellohet skandali, Bashkia e Tiranës shembi Teatrin pa e pasur në pronësi. Eksperti nxjerr dokumentet
Artikulli tjetërPrishja e Teatrit/ Sot protesta e tretë, Basha e Kryemadhi nuk mungojnë