Thellohet skandali, Bashkia e Tiranës shembi Teatrin pa e pasur në pronësi. Eksperti nxjerr dokumentet

Romeo Nazarko, kreu i shoqatës së gjeodeteve ka deklaruar se Bashkia e Tiranës shembi Teatrin Kombëtar, ndërkohë që ka në pronësi vetëm një pjesë të saj. Në pronësi të Bashkisë Tiranë është vetëm trualli dhe 1126 m2 ndërtesë.

Advertisements

Në një intervistë për Fax News, u shpreh se gjithcka u bë në mënyrë të qëllimshme nga Bashkia.

“Duke marrë shkas nga ngjarjet e Teatrit dhe ato që kemi diskutuar në studio në lidhje me objektet e regjistruara, një pjesë e mirë e pronave publike kanë probleme pasi nuk janë të regjistruara ose janë pjesërisht të regjistruara. Një prej tyre është edhe prona e Teatrit Kombëtar.

Advertisements

Kjo pasuri ka një sipërfaqe prej 5822.7 metër katror truall dhe 126 metër katror ndërtim. Teatri Kombëtar nuk është i regjistruar në kadastër për sipërfaqen totale. Sipërfaqja ndërtimore e teatrit është rreth 3750 metër katror, nga të cilat, me vendim qeverie 1126 metër i ka kaluar Bashkisë Tiranë.

Kurse sipërfaqja prej 2226 metër katror është e paregjistruar, e ndërtuar para viteve ’90. Kjo sipërfaqe duhet të ishte regjistruar dhe duhej bërë një vendim tjetër qeverie për të kaluar të gjithë sipërfaqen e Teatrit. Bashkia Tiranë, me një sipërfaqe të pjesshme, as gjysmën, ka shkuar dhe ka prishur të gjithë objektin. Domethënë ka prishur sipërfaqen që nuk është në pronësi të Bashkisë. Për këtë ka një procedurë, që ky vendim qeverie”, tha Nazarko.

Sa i përket faktit nëse ishte aq i dëmtuar sa nuk mund të restaurohej dhe duhej bërë patjetër shembja, eksperti tha: “Kur dy tërmete që ishin shumë të fuqishëm për vendin tonë, prishën objekte dhe teatrin nuk e gjeti asgjë, e kaloi testin sa i përket qëndrueshmërisë.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamjet/ Lule dhe foto para rrënojave të Teatrit Kombëtar…
Artikulli tjetërU arrestuan në protestën për Teatrin, gjykata liron kreun e VV në Shqipëri dhe 7 protestuesit e tjerë