Greqia hap kufijtë për turistët dhe punonjësit sezonal, konfirmohet data

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri grek ka dhënë datën e hapjes së kufijve pas pandemisë.

Advertisements

Mësohet se kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, do e informoj sot popullin grek përmes një deklarata.

MEGA shkruan se hapja e kufijve do të bëhet më 15 qershor, kjo për shkak të dhënave të fundit të mira epidemiologjike.

Advertisements

Ata që do të udhëtojnë drejt Greqisë nuk do t’i nënshtrohen testeve karantinë ose diagnostikuese për koronavirusin, megjithatë, të gjitha masat e mbrojtjes dhe protokollet shëndetësore do të respektohen.

Këtë vit, turistët nga BE, zona e Shengenit dhe Izraeli do të jenë një “rezervuar” për turizmin grek, shkruan MEGA.

Në të njëjtën kohë, në Pallatin Maximos po zhvillohet një telekonferencë midis drejtuesve të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë, duke u përqendruar në turizmin rrugor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku Kalo nxjerr foton me Robert Ndrenikën dhe flet për shembjen e Teatrit
Artikulli tjetërHapen xhamitë e kishat, Bajrami nuk do të falet në sheshin “Skënderbej”, ja protokolli qe do ndiqet