Në një status në profilin e tij në Facebook, Sejko shkruan se në pronësi të Bashkisë së Tiranës ka kaluar vetëm Teatri Eksperimental dhe jo Kombëtari.
TIRANË– Genc Sejko, i njohur në rrjet si njeriu i memeve ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale.
Advertisements
Në një status në profilin e tij në Facebook, Sejko shkruan se në pronësi të Bashkisë së Tiranës ka kaluar vetëm Teatri Eksperimental dhe jo Kombëtari.
Për pasojë kryebashkiaku Erion Veliaj mund të merrte vendim vetëm për prishjen e Teatrit Eksperimental.
Advertisements
”Dmth, Edi Rama me letra i ka kaluar Erionit vetem Teatrin Eksperimental. Erioni eshte çuar e ka prishur Teatrin Kombetar. Te thashe o Erion qe Edi ta ka me te futur,”- shkruan Sejko, pa shtuar më tepër detaje në lidhje me këtë informacion.
Teatri Kombëtar u shemb tre ditë më parë, duke lënë pas përplasje të shumta mes forcave të policisë dhe protestuesve që prej më shumë se dy vitesh, kërkonin mbrojtjen e kësaj godine.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!