Të shëruar por pozitivë! Studimi i fundit: Këta persona nuk e përhapin virusin

Autoritetet koreano jugore kanë rishikuar udhëzimet që rekomandonin se pacientët e shëruar nga koronavirusi, dhe që ishin liruar nga spitalet, t’i nënshtroheshin dy javëve të tjera karantinë.

Advertisements

Risia vjen pas një studimi, i cili ka evidentuar se pacientët e shëruar, por që rezultojnë sërish pozitivë, nuk mund të infektojnë më të tjerët. Kjo, pasi testet kanë pikasur fragmente të virusit tashmë të vdekur.

Ka qenë qendra koreane për kontrollin e sëmundjeve ajo që ka kryer verifikimet mbi 108 raste dhe ka bërë hetime epidemiologjike në 285 raste. Qëllimi ishte që të përcaktohej nëse pacientët duhet të hynin në karantinë për 14 ditë pasi të dilnin nga spitali.

Advertisements

Drejtori i kësaj qendre, ka shpjeguar se shkenvëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë sidoqoftë përse disa pacientë, edhe pse të shëruar, vazhdojnë të rezultojnë pozitivë për koronavirusin. Ajo që ata kanë konfirmuar tashmë, është fakti se ata nuk janë më shpërndarës të virusit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jam vetëm 17 vjeç, s’më duhen 8 milionë dollarë”/ Krijoi faqen për Covid-19, Avi refuzon shumën e çmendur
Artikulli tjetërShembja e Teatrit Kombëtar, Rama: Ishte lëvizje e vonuar, godinën e uzurpuan për dy vite e gjysmë