Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin e Berat Buzhalës, në televizionin “T7”. Debati i Ramës me aktivistin rron Gjinovici, është kthyer në viral, për faktin se Gjinovici i ka thënë kryeministrin një të vërtetë mjaft të hidhur. Ai tha se nga Edi Rama mund të mësosh vetëm si të bëhesh diktator dhe autoritar.
Advertisements
Rron Gjinovici: Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dje në Tiranë janë dhūnuar, arrestuar, ndaluar, dhjetëra aktivistë, qytetarë dhe artistë. Nuk mundem pa ju thënë, se veprimi juaj dje ka qenë talebanesk. Dje ju çfarë keni bërë që në katër të mëngjesit në Shqipëri, ka qenë tērrorìzuese. Jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Nuk mundet të besoj dikush, që të gjithë këtë e keni bërë për arsye estetike. Nuk e di si doni t’i bindni më njerëzit, që prapa këtij veprimi, nuk qëndron “zhvillimi i pjesës pas teatrit”, që në fakt kërkohet prej oligarkëve, që tani të gjithë mendojnë se qëndrojnë prapa jush dhe ju nuk qeverisni fare në Shqipëri. Më vjen keq.
Advertisements
Më tej aktivisti vijoi: “Prej teje s’kam mundësi me mësu kurrgjo për besë, përveç qysh me qenë diktator, autoritar, kaq, t’i smundem me mësu…”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!