Palestrat qëndrojnë mbyllur/ Nuk ka ende asnjë datë për mjediset e mbyllura

Qyteti po i ngjan përditë e më shumë atij të para 9 marsit. Por ka biznese, si palestrat, që janë mbyllur e nuk dihet kur hapen.

Advertisements

janë hapur. Ne në fakt, normalisht kishim punë nga janari deri në maj. Por jemi në një pikiatë, që nuk dihet kur ndalon. Të gjithë po hapen, për ne nuk ka ndonjë lajm.

Palestra ka 170 klientë normalisht. Kemi 10 vjet në treg. Palestra është 1000 metra katrorë, që do të thotë, që me rregullat e reja, këtu mund të vijnë 60 klientë në distancë dhe pa probleme fare.

Advertisements

Këtu punojnë 8 punëtorë. Të gjithë po trajtohemi me pagë lufte, nga 26 mijë lekë. Kemi marrë një muaj. Klientët që kanë paguar do t’u njihet pagesa kur të rinisim. Sot patëm shumë telefonata, pse nuk po hapeni, se të gjithë u hapën, na thoshin.

Vetëm dy të infektuar në gjithë vendin dhe ne qëndrojmë të mbyllur pa afat. Palestra vlen sot jo vetëm për trupin, por edhe për trurin”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFotot/ Sanatoriumi kthehet në normalitet, Manastirliu mesazh falënderues stafit mjekësor
Artikulli tjetërTurqia do të futet në izolim të plotë gjatë Bajramit