Presidenti amerikan njihet për përplasjet e tij me gazetarët, ndaj kjo ka ndodhur edhe këtë herë për një pyetje rreth koronavirusit.
Advertisements
Gazetarja e CBS News Weijia Jiang e pyeti Presidentin se pse e konsideron luftën ndaj COVID-19 si një kompeticion global, ndërkohë që qindra e mijëra amerikanë vazhdojnë të vdesin ditë pas dite.
Presidentit Trump nuk i pëlqeu shumë pyetja, ndaj i tha gazetares që këtë pyetje t’ia bëjë Kinës dhe jo atij.
Advertisements
Debati:
Gazetarja: Ju shpesh thoni se SHBA po bën shumë më mirë se të gjithë shtetet e tjera kur bëhet fjalë për testimet. Pse ka kaq shumë rëndësi kjo? Pse kjo është për ju një kompeticion global, ndërsa çdo ditë amerikanët vdesin dhe akoma shikojmë rritje të rasteve?
Trump: Ato po vdesin në cdo vend të botës dhe ndoshta për këtë duhet të pyesni Kinën. Mos më pyesni mua por Kinën. Në qoftë se pyesni ata, ju mund të merrni një përgjigje të pazakontë.
Gazetarja: Zotëri, pse ma thoni mua specifikisht këtë?
Trump: Unë nuk po jua them specifikisht asnjërit. Unë po them që asnjëri nuk mund të bëjë një ‘pyetje të ndyrë’ si kjo.
Pastaj Trump i kërkoi fjalën një gazetareje tjetër por që nuk i la kohë që të përgjigjej duke u larguar nga konferenca.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!