SHBA/ Merret vendimi për shmangien e paisjeve kineze nga rrjeti i energjisë elektrike

Presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv javën e kaluar, ku propozohet “vëzhgimi dhe zëvendësimi” i çdo paisjeje të rrjetit energjitik amerikan, që është i prodhuar nga kundërshtarët e huaj, duke përmendur si arsye shqetësimet e sigurisë.

Advertisements

Analistët thonë se ndikimi më i madh do të ishte tek prodhimet kryesisht kineze, si transformatorët.Departamenti amerikan i Energjisë vuri në dukje se në bazë të rregullave aktuale, kontratat për prokurimin e sistemeve në masë të energjisë jepen në bazë të çmimit më të ulët dhe kjo krijon “një dobësi që mund të shfrytëzohet nga ata që kanë synime keqdashëse”.

Sekretari amerikan i Energjisë, Dan Brouillette tha se është shumë e rëndësishme që ky “sistem të mbrohet nga shfrytëzimi dhe sulmet nga fuqi të huaja”.Megjithëse në urdhër nuk përmendet ndonjë vend specifik, vëzhguesit thonë se Kina dhe Rusia janë dy vendet kryesore, me më shumë gjasa për të paraqitur një kërcënim ndaj rrjetit elektrik të Shteteve të Bashkuara.

Advertisements

“Janë çështje të rëndësishme dhe të ngjashme me debatin që po ndodh përreth kompanive si Huawei, ZTE dhe 5G. Sigurisht që është e nevojshme të kesh besim tek i gjithë zinxhiri i furnizimit”, i tha Zërit të Amerikës Frank J. Cilluffo, drejtor i Institutit McCrary për Sigurinë dhe Kibernetike dhe të Infrastrukturës Kritike të Universitetit Auburn.

Sipas urdhrit ekzekutiv, Departamenti i Energjisë do t’i monitorojë qendrat e kontrollit, makineritë e mëdha të prodhimit të energjisë, transformatorët dhe paisje të tjera elektrike për të “identifikuar, vëzhguar dhe zëvendësuar aty ku duhet”. Edhe Departamenti i Tregëtisë tha këtë javë se do të fillojë një hetim për të përcaktuar nëse vëllimi i transformatorëve të importuar dhe pjesëve të lidhura me të, kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Kina ka eksportuar transformatorë të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara me çmime konkurruese. Tregu i saj i brendshëm i transformatorëve po shfaq shenja mbingopjeje. Charles Durant, zëvendës drejtor i Zyrës së Departamentit amerikan të Energjisë për Kundërzbulimin, tha në vitin 2019 se gjatë dekadës së kaluar, mbi 200 transformatorë të mëdhenj kinezë të energjisë elektrike, kanë hyrë në sistemin e energjisë amerikane.

“Më parë numri ishte zero”, tha ai. Cilluffo i tha Zërit të Amerikës se kishte precedentë të hakerave që sulmonin rrjetin energjitik të një vendi. Më 23 dhjetor 2015, sistemi ukrainas i energjisë u bë pre i një sulmi kibernetik që shkaktoi një difekt të madh me humbje të energjisë elektrike. Ukraina tha se pas sulmit ishin shërbimet ruse të sigurisë. “Prandaj kur mendon për varësinë tek elektriciteti, nuk bëhet fjalë thjesht për infrastrukturën në fjalë, por përshkon gjithë infrastrukturën tonë kritike”, thotë Cilluffo./VOA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSëmundja që po vr et fëmijët, si i dëmton enët e gj akut dhe lidhja me koronavirusin
Artikulli tjetërDeklarata e papritur e Vuçiçit: Kosova do e fitojë pavarësinë në gjithë territorin e saj, por jo prej fajit tim