Policia e re, Voda: Jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen

Ministria e Brendshme, ende nuk e ka një numër të saktë të punonjësve të policisë, që mund të preken nga ky projektligj, pasi kjo do të jetë në varësi të asaj se çfarë u nevojiten strukturave të rendit.
TIRANË- Polici më e re në moshë. Këtë parashikon projektligji i ri që synon të ul moshën mesatare të uniformave blu me rreth dy vite brenda një periudhë tre vjeçare, por Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, thotë se jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen menjëherë nga radhët e policise.

Advertisements

Ky është një ligj fleksibël. Pra nuk është e thënë, që çdo individ që ka mbushur këtë moshë, që nga nesër do të dal në pension, po themi të parakohshëm apo do të marrë këtë trajtim financiar që parashikon ligji, nëse ai do të largohet nga radhët e policisë së shtetit. Ka një moshe relativisht të lartë mbi 45 vjeç, që i bie më shumë se një e treta e radhëve të policisë së shtetit.
Ministria e Brendshme, ende nuk e ka një numër të saktë të punonjësve të policisë, që mund të preken nga ky projektligj, pasi kjo do të jetë në varësi të asaj se çfarë u nevojiten strukturave të rendit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDo të jeni mjaft tërheqës gjatë kësaj dite, nuk do të mungojnë as suprizat/ Horoskopi 10 maj 2020
Artikulli tjetërNga makinat luksoze në tren, Trejsi Sejdini rrëfen jetën e re në Amerikë