Bjellorusia është i vetmi vend në Europë dhe ndër të paktët në botë që ka sfiduar pandeminë e koronavirusit dhe këtë 9 maj, ditën e fitores mbi nazistët e përkujtoi si çdo vit tjetër; me një paradë ushtarake.
Advertisements
Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit Minsk për të marrë pjesë në paradën e përvitshme, ku vendi i njohur si një prej aleatëve më besnikë të Rusisë shpalosi potencialin e vet ushtarak.
Kjo e bën Bjellorusinë të vetmin vend në Europë që mban paradën ushtarake për këtë vit për të përkujtuar fitoren mbi nazizmin, ndërkohë që parada të ngjashme që janë organizuar çdo vit nga Rusia, deri në Francë u anuluan për shkak të pandemisë së Covid-19.
Advertisements
Me një popullsi prej 9.5 milionë banorësh, Bjellorusia numëron zyrtarisht rreth 20 mijë persona të infektuar nga virusi dhe pak më shumë se 150 të vd ekur. Këto janë shifrat zyrtare, që vihen në mëdyshje nga ekspertët dhe mediat ndërkombëtare, që deklarojnë se shifrat e vërteta të infeksioneve dhe fataliteteve mund të jenë shumë më lart.
Politika e ndjekur nga Lukashenko ndaj pandemisë së koronavirusit ka vendosur në “siklet” edhe mikun e tij Vladimir Putin në Moskë, që ndryshe nga Bjellorusia ka ndërmarrë disa masa kufizuese për parandalimin e infeksionit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!