I lanë të vdi snin në shtëpi/ Mjekët telefonojnë për tamponin, 1 muaj pasi pacientët me Covid-19 kishin vd ekur

Dy ngjarje mjaft tr onditëse janë bërë publike ditën e sotme nga gazeta italiane “Corriere della Sera”.
ITALI– Mes 30 mijë vi ktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali ka plot histori të dh imbshme e prekëse sesi janë ndarë nga jeta qytetarët italianë. Dy ngjarje mjaft tr onditëse janë bërë publike ditën e sotme nga gazeta italiane “Corriere della Sera” . Janë dëshmi të dy banorëve nga zonat më të goditura nga virusi.

Advertisements

Rasti i parë është i Alberta Fantoni nga Fiorano al Serio, i ati i së cilës, Silvano 77-vjeçar, vuante nga Parkinsoni dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kur Italia u prek nga koronavirusi ai nuk i shpëtoi infektimit dhe u dorëzua.

“Ai nisi të ndjehej keq në mars. E dërguam në spital më datë 14. Më 17 rezultoi pozitiv. Më 18 vd iq.”-thotë ajo.

Advertisements

Më tej vajza e 77-vjeçarit tregon se thirrja telefonike nga autoritetet shëndetësore i erdhi një muaj më vonë, më 20 prill.

“Një zonjë më telefonoi për të më thënë se babai duhej t’i nënshtrohej tamponit të dytë për të parë nëse është akoma pozitiv. I shpjegova se babai im kishte vd ekur shumë kohë më parë. Ajo u ndje e turpëruar, por edhe unë u ndjeva e ta llur”.- thotë ajo.

Pas kësaj bisede ajo kërkoi nga spitali kërkon të bënte testin seriologjik, ku fatkeqësisht ajo rezultoi pozitive për Covid-19. Ndërsa një tjetër rast i ngjashëm, ndodhi në Bergamo, me një të atin e një të riu që vdiq nga koronavirusi.“Për mua dhe mamanë time ishte shumë e dhi mbshme.”-tha ai.

Mësohet se i ati i tij 66-vjeçar u infektua në fillim të marsit dhe i bënë tamponin e parë më datë 8 mars. Ai vdiq më 1 prill. 20 ditë më vonë e telefonuan që babai të bënte tamponin e dytë. Si në rastin e parë edhe këtë herë i riu ka kërkuar t’i bëhej tamponi atij dhe nënës së tij pasi ishin të rre zikuar nga koronavirusi për sa kohë në familjen e tyre vd iqn një person nga ky virus.

“As tampon, as test serologjik. Tentova që të shkëmbeja tamponin e dytë të babait për një prej nesh. Më thanë se do shohim se çfarë mund të bëjmë. Tani a duhet të paguajmë për të parë nëse jemi prekur nga koronavirusi apo jo?”- shpjegon ai.

Deri më tani Italia ka rregjistruar të paktën 30,201 të vdekur si shkak i koronavirusit dhe janë infektuar mbi 217 mijë të tjerë që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: Corriere

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak20 mijë dollarë nata/ Çfarë fshihet brenda hotelit me 7 yje në Dubai
Artikulli tjetërVri tet macja që kishte koronavirus, i zoti vd iq nga sëmundja