Dh una tek protesta e Shoqërisë Civile, presidenti Meta: E papranueshme! Tubimet, edrejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë

Kreu i shtetit shtoi se protesta është një e drejtë themelore që përcaktohet qartë në kushtetutë dhe duhet respektuar.
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me d hunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile. Meta shkruan se d huna e ushtruar është e papranueshme dhe se imazhe të tilla dë mtojnë Shqipërinë.

Advertisements

Kreu i shtetit shtoi se protesta është një e drejtë themelore që përcaktohet qartë në kushtetutë dhe duhet respektuar.

“ D huna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë L uftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian. E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta. Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar!,”-shkruan Meta.

Advertisements

Shpërndahet me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët janë mbledhur për të protestuar, kanë mbërritur disa furgona policie. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI pl agosur apo i sëmurë?/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Ambulanca merr me barelë një person, i shtrirë në tokë pa ndjenja
Artikulli tjetërKitet e koronavirusit të ardhura nga Tanzania nxjerrin pozitiv dhitë dhe ‘pau-pau’