Rama zbulon ç’do ndodhë pas 18 majit me lëvizjen brenda dhe jashtë vendit

Pas datës 18 maj, pritet lehtësimi i lëvizjes brenda vendit dhe jashtë, për të kapërcyer kufijtë.

Advertisements

Këtë e ka thënë sot kryeministri Rama, teksa ka bërë me dije se plani është që pas 18 majit të bëhet lëhtësimi gjerësisht I lëvizjes, por sipas tij, gjithmonë më një kusht, numrat e rasteve te reja për koronavirusin.

“Pas 18 majit ne presim të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijë, por ka gjithnjë një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë, ndryshe do bëjmë hapa pas, që mos të bëjmë këtë duhet të gjithë të luftojmë individualisht, me zbatimin e rregullave që janë mësuar përmendësh, ne mund të mbrojmë shëndetin e familjarëve dhe të vendit në këtë proces hapje, se fatkeqësia e madhe në këtë situatë nuk është që vendos shumica, por një pakicë shumë e vogël që merr në qafë gjithë shumicën”- tha ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSezoni turistik/ “Jemi para një vendimmarrjeje shumë të vështirë”- Rama tregon si do veprohet
Artikulli tjetërBurri humb ndjenjat në mes të Elbasanit, dërgohet me urgjencë në spital(Video)