Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në zonën e Kamzës në Tiranë, ku ka humbur jetën një elektriçist, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i lënduar.
Advertisements
Dy personat, që dyshohet se janë punonjës të një kompanie interneti, dhe ishin duke punuar në zonën e Laknasit në Tiranë, teksa kanë rënë në kontakt me rrtmën elektrike.
Pas kësaj mjeti që po i transportonte ata në drejtim të spitalit, ka përplasur një person me biçikletë, gjendja e të cilit nuk dihet ende. Njëri nga punonjësit ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa tjetri po merr mjekim te Trauma. Vijon…
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!