Sa është numri i personave aktivë me koronavirus në vend sipas zonave, kryeson Tirana. Apeli i specialistëve

Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19.mjeke infektivi koronavirus

Advertisements

Sipas te dhenave te bera publike sot nga Ministria e Shendetesise, ne listen e te prekurve kryeson Tirana me 95 persona, e me pas Kruja, Shkodra dhe Kamza, qe mbajne edhe numrat me te larte te te prekurve me koronavirus.

Ministria theksoi sot se me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Advertisements

“Siç jeni në dijeni edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla. Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec.
Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura. Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”- apeloi sot ministria e Shendetesise.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17

Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3

Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbuloni çfarë ndodh nëse i bëni masazh kësaj pike në ballë
Artikulli tjetërE rëndë në Tiranë, dy elektriçistë i zë korenti, humb jetën njëri prej tyre(Detaje)