Kryeministri Edi Rama ka dhënë leje që sot nga shtëpia mund të dalin vetëm të moshuarit dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Pas përfundimit të orarit për të moshuarit, rrugët janë mbushur me prindërit dhe fëmijët e tyre.
Advertisements
Zona më e preferuar duket se është ajo e liqenit të Tiranës, ku karantina zor se vihet re. Të veshur me krahë të shkurtra, pa maska dhe pa doreza, qytetarët duket se e kanë harruar koronavirusin dhe po marrin qetësisht rrezet e diellit.
Siç duket edhe nga pamjet, nga mbipopullimi i pendonales së liqenit, ruajtja e distancës sociale është një luks dhe një mision i pamundur.
Advertisements
Edhe sot si çdo fundjavë tjetër, ka liridalje vetëm pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Kryeministri Edi Rama njoftoi se kjo është fundjava e fundit që fëmijët më të mëdhenj se kjo moshë do të qëndrojnë brenda.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!