Shkon në 151 numri i personave qe kane humbur jeten nga koronavirusi në Greqi.
Advertisements
Një tjetër person që po kurohej në Evangelismos humbi jeten, duke e cuar numrin e vdékjeve nga pandemia në Greqi në 151.
Nje dite me pare u raportua se numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 kishte shkuar në 2.691.
Advertisements
Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras konfirmoi se 32 pacientë janë duke u trajtuar me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.
Ndikimi i verës në koronë ka të ngjarë të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur virusin më vete, tha Tsiodras. Megjithatë, ai tha se do të presim dhe do të shohim.
“Çdo gjë në këtë moment varet nga sjellja jonë dhe rrjedha e epidemisë së virusit në vendin tonë do të varet nga respektimi ynë vullnetar me rregullat e higjenës në praktikën tonë të përditshme” tha Tsiodras.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!