“Hap kufijtë pas 18 Majit”/ Operatorët turistikë letër Ramës: Hiq fashën orare, të huajt të vijnë për plazh që më 1 qershor

Operatorët turistikë letër Ramës. Ata i kërkojnë që të hapë kufijtë pas 18 majit dhe të heqë fashën orare.
Tiranë- Së fundmi operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit, me qëllimin që edhe të huaj të vijnë për pushime në Shqipëri që nga data 1 qershor. Ata kërkojnë që të hiqet fasha orare e lëvizjes deri në orën 17:30 dhe njerëzit t’i kthehen aktivitetit të tyre. Në letër theksohet se operatorët ndërkombëtarë janë gati të nisin fluturimet në Shqipëri në 1 qershor.

Advertisements

“Referuar situatës aktuale, e cila sipas specialisteve konsiderohet me e stabilizuar dhe rënies se virulencës se virusit, ne mendojmë se ka ardhur koha qe të hiqet fasha orari i vendosur për lëvizjen e qytetareve dhe te rakordohet me vendet kufitare në mënyrë qe te hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes për qëllime turizmi. Konstatojmë se në qoftë se nuk hiqen kufizimet e lëvizjes për qytetaret në mënyrë qe te shfrytëzohet turisti vendas dhe së paku nga 18 maj nuk hapen kufijtë me vendet kufitare ky sektor do ndeshet me pasoja shumë të rënda dhe një numër i madh i këtyre subjekteve pritet të falimentojnë.”, thuhet në letër ndër të tjera.Sipas këtij Unioni, aktualisht të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike kane një rënie nga 90-100% të të ardhurave mujore dhe në qoftë se nuk do të merren masa të shpejta, pritet që së shpejti rreth 70% e të punësuarve në këtë sektor do të humbasin përfundimisht vendet e punës. Ata theksojnë se pandemia shëndetësore do të shndërrohet në pandemi ekonomike dhe sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFshehja e të dhënave dhe zbulimet e shërbimeve sekrete shtojnë dyshimet. A është Kina fajtore për përhapjen e Covid-19?
Artikulli tjetërEra tradhti, Mozzik s’e fal! I vë ‘vizën’ Loredanës dhe nuk i lë shance për rikthim: Provo fatin tënd, moral dhe respekt