Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama i ka dhënë lamtumirën 84-vjeçari të ndjerë, i cili ndërroi jetë mezditen e sotme.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shfaqur zemërthyer pas lajmit të hidhur se arkitekti i madh shqiptar Maks Velo, ka ndërruar jetë. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama i ka dhënë lamtumirën 84-vjeçari të ndjerë, i cili ndërroi jetë mezditen e sotme.
Advertisements
“Çfarë trishtimi LAMTUMIRË MAKS,”- shkruan Rama teksa postin edhe një ikonë me zemër të thyer.Velo dhe kryeministri njihen si miq të mirë prej vitesh, Akritekti i njohur e ka mbështetur shumë Edi Ramën, para ardhjes së tij në pushtet. Ky i fundit, ishte gjithmonë i pranishëm në promovimet e librave të kryeminsitrit.
Arkikteti dhe piktori i njohur Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare. Velo prej ditësh ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!