Tr agjedi në karantinë/ Dy vëllezërit bien për vd ekje nga ballkoni i katit të 11-të

Vëllezërit Ivan dhe Stepan Zakharov, 10 dhe shtatë vjeç respektivisht, ranë për vdekje në rrethana ende të pashpjeguara, nga kati i 11-të i apartamentit të tyre në Moskë gjatë orëve të izolimit të koronavirusit.

Advertisements

Dy vëllezërit tra gjikë gjetën vd ekjen e menjëhershme pasi kishin qëndruar prej pesë javësh në apartament.

Nëna e tyre Irina, 41 vjeçe, dhe motra Maria, 12, ishin në një dhomë tjetër të shtëpisë kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Një hetim ka nisur mbi incidentin.

Advertisements

Rusia ka qenë në izolim të ashpër të koronavirusit që prej 28 marsit, me shkolla të mbyllura dhe fëmijë që nuk lejohen të dalin për të luajtur. Disa minuta më herët ata i kishin thënë nënës së po luanin së bashku.

Babai i djemve Yegor, 44 vjeç, pronar i një dyqani veshjesh për fëmijë, nuk ishte në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Ivan dhe Stepan mësonin të dy në shkollën e famshme ruse të kërcimit Todes. Një hetim po zhvillohet mbi çështjen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi lë pa martuar stilistin shqiptar, Komani: Qeshja me memet por e pësova vetë, si më ndau karantina e më preu krahët
Artikulli tjetërFOTO/ ‘Lamtumirë Maks’, kryeministri Edi Rama zemërthyer pas vdekjes së arkitektit: Çfarë trishtimi… (Miqësia që kishin prej vitesh)