“Të respektojmë masat që ky infeksion të mos përhapet”/ Mesazhi i mjekes tek Infektivi: COVID-19 do na bëjë që të jetojmë ndryshe

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga mjekja e Shërbimit Infektiv, Entela Kolovani. Në mesazhin e saj Kolovani ka theksuar se tashmë duhet të jetojmë në një normalitet të ri duke respektuar distancimi social dhe duke u kujdesur për higjenën vetjake në mënyrë që të shmangim përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Advertisements

“Do të jemi njerëzit e kujdesshëm në vazhdimësinë e jetës për të mbajtur distancën me njëri- tjetrin për të qenë të kujdesshëm në mbajtjen e higjenës personale duke larë sa më shpesh duart. Duke marrë të gjitha ato masa që të na ndihmojnë që ky infeksion të mos përhapet më mes nesh”, shprehet mjekja. Duke u shprehur se koronavirusi do të na bëjë të jetojmë ndryshe, Kolovani thotë se duke repsektuar rregullat e distancimit dhe të higjenës ne mbrojmë veten, fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje të tjera bashkëshoqeruese.Statusi i Ministres së Shëndetësisë:

Të mbajmë distancat me njëri-tjetrin, të përshtatemi me normalitetin e ri, për të ruajtur prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese”
Ju lutem dëgjoni mesazhin e dr. Entela Kolovanit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjobë nëse i ndryshoni ngjyrën makinës apo vendosi impiant gazi pa autorizim
Artikulli tjetërMiliona doza janë rrugës! Gjigandi amerikan Pfizer bashkëpunon me BioNTech dhe kanë gati vaksinën më efektive për Covid-19