Harrojeni transportin publik/ Biçikleta sot është objekti më i ‘lakmuar’, Covid-19 shton shitjet në Londër dhe Paris

Niveli i prodhimit të biçikletave në Londër u rrit për shkak të shpërthimit të kërkesës së brendshme britanike. Ky lajm është bërë me dije nga Boris Wahl , themelues i rrjetit Cyclable, i cili ka rreth pesëdhjetë dyqane të specializuara në lëvizjen urbane.
PARIS-Ndërsa afrohet 11 maji, shitësit e biçikletave po bëhen gati për shumë shitje pasi qytetarët për të shmangur transportin publik do të përshtaten qarkullimin nëpër qytet me një biçikletë.

Advertisements

“Dy rrotat” bëjnë të mundur sigurimin e një distance sociale më të lehtë sesa me përdorimin e transportit publik, në mënyrë që të respektojnë rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi.

Niveli i prodhimit të biçikletave në Londër u rrit për shkak të shpërthimit të kërkesës së brendshme britanike. Ky lajm është bërë me dije nga Boris Wahl , themelues i rrjetit Cyclable, i cili ka rreth pesëdhjetë dyqane të specializuara në lëvizjen urbane.

Advertisements

“Zakonisht klientët dëshirojnë të zgjedhin ngjyrën e biçikletës dhe madhësinë e duhur. Ata marrin kohë për të blerë, ndonjëherë edhe më shumë se një muaj. Tani në fakt është koha që të gjithë do rendin për të blerë një të tillë.”- shton ai.

Në rajonin e Parisit, Véligo, një biçikletë elektrike me qira kushton 40 euro në muaj për një periudhë prej gjashtë muajsh, dhe siç njoftojnë mediat vendase në Paris është shtuar kërkesa për rezervime të tilla.
Frika në transportin publik

Frika nga përdorimi i transportit publik, si dhe kufizimi i numrit të udhëtarëve në metro, tramvajet dhe autobusët, favorizojnë mënyrat individuale të transportit, dhe në veçanti biçikletën, e cila është e lehtë për tu trajtuar dhe parkuar. Për të përmirësuar trafikun dhe për të frenuar kthimin e ndotjes së ajrit, shumë qytete, si dhe disa departamente në rajonin e Parisit, kanë njoftuar krijimin e objekteve të përkohshme të biçikletave.

Burimi: Lemonde

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Që një fëmijë të qëndrojë 2 muaj në shtëpi është traῦmatizuese”/ Macron: Duhet të kthehen në shkollë
Artikulli tjetërGjobë nëse i ndryshoni ngjyrën makinës apo vendosi impiant gazi pa autorizim