Me fakte dhe e shkruar e zeza mbi të bardhë, në media u zbulua se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo paguheshin me taksat e qytetarëve të Tiranës për mbështjetjen ndaj “Rilindjes”.
Advertisements
Të dyja figuronin të punësuara në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
U zbulua se Bieta Sulo paguhej me një rrogë prej 550 mijë lekësh të vjetra në muaj. Ajo figuronte e punësuar si specialiste në këtë ndërmarrje. Kazhani reagoi dhe tha se ishte dorëhequr nga ky post. Në reagimin e saj ajo tha edhe se nuk i dilte rroga si gazetare.
Advertisements
Ndërsa në lidhje me Sulon kanë të tjera detaje. Sipas ‘cna.al’ ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizime, s’është i vetmi institucion shtetëror, ku figuron se ka punuar Sulo.
Në një dokument të publikuar figuron se ajo ka qenë e punësuar edhe te Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në këtë institucion ajo është punësuar në nëntor të vitit 2017.
Ajo ka punuar në këtë institucion deri në mars të vitit 2018 dhe paga e saj ka qenë rreth 1 milion lekë. Kurse në prill të vitit 2018 është punësuar në UKT.
Pra sipas dokumeteve Sulo para se punësohej në UKT, ka qenë e punësuar në Fodin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.CNA
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!