Pandemia nuk ekziston! Teoricieni bën deklaratën e fortë dhe flet për instalimin e mikrochipave tek njerëzit

Teoricieni Piers Corbyn ka drejtuar protestën e 3-të që prej përhapjes së Covid-19, kundër rregullave të izolimit. Ai është i bindur në teorinë konspirative se pandemia po përdoret për të instaluar mikrochip tek njerëzit, për të vendosur “rendin e ri botëror”. 73 vjeçari ka folur disa herë publikisht rreth kësaj teorie dhe ka zhvilluar deri më tani 3 protesta. Përgjatë protestës së fundit, është detyruar të ndërhyjë edhe policia, e cila ka arrestuar 2 persona dhe ka nisur hetimet për disa pjesmarrës të tjerë.

Advertisements

Megjithatë, nuk ka ende informacione nëse Piers është një prej personave të arrestuar apo është nën hetim. Pier më përpara ka mbajtur një fjalim, ku pretendonte se pandemia në realitet nuk ekzistonte. Ai gjithashtu mendon se rregullat e qeverisë për distancim social, janë bërë vetëm për të lejuar GPS dhe satelitët 5G të identifikojnë më lehtë individët. Gjithashtu, sipas tij, vaksina në realitet nuk është shpëtimi nga koronavirus, por mjeti me të cilën do t’u instalohet njerëzve mikrochipi

Gjatë një fjalimi të mëparshmë, Piers ka thënë:

Advertisements

Masat e bllokimit nuk kanë dështuar, jo sepse janë efektive, por sepse në realitet nuk ekziston pandemia. Numrin më të lartë të vdekjeve do e kemi nga vetmia, vetëvrasjet dhe sëmundjet e tjera që po lihen pas dore. I gjithë ky kaos global, është bërë për të vendosur “rendin e ri” në botë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRritet sërish numri i vdekjeve në Itali, por ulet numri i rasteve të reja (SHIFRAT)
Artikulli tjetërDonin një foto të përsosur për dasmën në fshat, por çifti përballet me ‘surprizën’ e demit